Sport13 Prill 2023, 17:34

Al Nassr ndan zyrtarisht rrugët me Rudi Garsian, Kristiano Ronaldo me trajner të ri

Shkruar nga Pamfleti
Al Nassr ndan zyrtarisht rrugët me Rudi Garsian, Kristiano Ronaldo me

Al Nasri ka ndarë rrugët me trajnerin Rudi Garsia. Lajmi është dhënë nga klubi arab, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në skuadrën ku aktivizohet CR7, tekniku i njohur ka qendruar në pankinë 26 ndeshje, me skuadrën që ka marrë mesatarisht vetëm 2.27 pikë për ndeshje. Frenat e skuadrës do t’i marrë “timonieri” i U-19, Dinko Jeliçiç.

Al Nassr njofton se trajneri Rudi Garsia është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Bordi dhe të gjithë anëtarët e Al Nassr dëshirojnë të falenderojnë Rudin dhe stafin e tij për punën e tyre të përkushtuar gjatë 8 muajve të fundit. Gjithashtu njoftojmë se trajneri ynë i U-19, Z. Dinko Jeliçiç do të jetë trajneri i ri i ekipit të parë”, shkruan klubi.

Në deklaratën e klubit saudit nuk jepen më tepër detaje për prishjen e kontratës, ndërkohë që më herët është thenë se trajneri Rudi Garsia ka patur probleme në dhomën e zhveshjes me lojtarët.

al nassr rudi garsia kristiano ronaldo