TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Prill 2023, 17:55

Rashica fiton admirimin e trajnerit të Gallatasarajit, klubi turk kërkon të blejë lojtarin kosovar, Noruiçi refuzon 8 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Rashica fiton admirimin e trajnerit të Gallatasarajit, klubi turk

Milot Rashica është një nga lojtarët më të mirë të ekipit turk, Gallatasaraji dhe trajneri Okan Buruk e sheh me admirim lojtarin kosovar, por edhe tifozët e duan shumë, pasi performanca e tij ka spikatur në fushën e lojës.

Tashmë, drejtuesit turq kanë vendosur të blejnë përfundimisht kartonin e Rashicës dhe jo ta mbajnë me huazim. Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli ka bërë një ofertë zyrtare prej pesë milionë eurosh plus bonuse për kosovarin. Megjithatë, thuhet se skuadra angleze e Noruçit e ka refuzuar këtë ofertë dhe ka kërkuar 8 milionë euro.

Gjithsesi, Gallatasaraji qendron pozitiv, pasi Rashica dëshiron të vazhdojë aventurën e tij te klubi turk.

milot rashica sulmuesi koosvar gallatasaraji noruiçi

Lini një Përgjigje