Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo tregoi në një intervistë për mediat se e kur e kishte pranuar detyrën e dinte që kishte një grup të mirë, por edhe që duhej shumë punë.
Kjo ishte arsyeja, tha trajneri Silvinjo pse vendosi të vijë të jetojë në Shqipëri, ku jeton prej 9 muajsh.
“Kur mora përsipër këtë punë e dinim që kishim një grup shumë të mirë dhe që duhet të punonim shumë, prandaj erdhi edhe vendimi që të vija të punoja të jetoja në Tiranë ku jetoj që prej janarit. Një nga pikat kryesore pse arritëm bashkëpunimin është që të gjithë flisnin italisht dhe kjo nuk më detyron që të komunikoj përmes një përthyesi. Zgjodha të jetoj në Tiranë pasi puna siç duhet, bëhet nga federata, nga zyra pastaj udhëtohet dhe shikohen futbollistët”, tha Silvinjo.
Silvinjo gjithashtu tha se fitoret e kombëtares kuqezi janë më se të merituara, por kualifikimi në Europian nuk mund të quhet i mbyllur deri në ndeshjen e fundit në nëntor.
Ai tregoi pse kombëtarja ka pasur kapitenë të ndryshëm në ndeshjet e fundit kualifikuese në Evropian.
“Unë besoj se kemi 4-5 kapitenë, kanë eksperiencë, kanë vite me kombëtaren, kanë autoritet mbi futbollistët. Nuk është problem që nuk kemi vetëm 1 kapiten, është e kundërta. Kur kam një problem me skuadrën, nuk e flas me një, por me 3 kapitenë dhe ata e përçojnë te grupi”, tha Silvinjo.
Lini një Përgjigje