TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shtator 2025, 19:08

Serxhio Ramos i futet muzikës, ish-mbrojtësi spanjoll publikon këngën ku thumbon Florentino Perez (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Serxhio Ramos i futet muzikës, ish-mbrojtësi spanjoll publikon

Kristóbal Soria, ish-delegati i Sevijas, shpjegoi në “Antena 3” arsyet pse Serxhio Ramos publikoi këngën “Cibeles”, ku kritikon Florentino Pérez, presidentin e Realit të Madridit. Soria tha me shaka: “Ka nevojë për të ardhura, është pa para, mezi ia del deri në fund të muajit. Tani do ta shohim edhe nëpër koncerte e gjëra të tjera”.

Ai shtoi se Ramos ka regjistruar një album të plotë, teksa kjo është vetëm një këngë: “E kam dëgjuar albumin e tij, njëra prej këngëve është kaq e mirë sa mund ta shijojmë këtu në studio. Ai ka punuar me artistë të njohur globalë”. Sipas Soria, në album, Ramos ka bashkëpunuar me J Balvin dhe Maluma, duke treguar anën e tij artistike pas largimit nga Reali i Madridit më 2021.

Ja pjesa pikante e tekstit të këngës “Cibeles”: “Më harrove, më le mënjanë. Pa mundësi të vendos, kjo më dhemb më shumë. Dhe megjithëse gjithçka shkoi kështu, do të kthehesha me kënaqësi. Një herë dhe deri në mijë, ti e di, Cibeles. Uh-oh, oh-oh! Dhe ti e di, Cibeles…

Ka gjëra që nuk t’i dhashë, që ende më dhembin. Unë kurrë nuk desha të largohem, ti më shtyve të fluturoj. Oh-oh-oh! Ti më shtyve të fluturoj. Unë do të vrisja për ty, të desha dhe të mbroja, por nuk ishte në dorën time. Ti më shtyve të fluturoj”.

 

serxhio ramos ish-mbrojtësi spanjoll

Lini një Përgjigje