TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shtator 2025, 18:03

Gjermania U-21 niset drejt Shqipërisë për miqësoren me kuqezinjtë, “Pancerat” marrin vendimin për Grudën dhe Vajper

Shkruar nga Pamfleti

Gjermania U-21 niset drejt Shqipërisë për miqësoren me

Kombëtarja e Gjermanisë për moshën U-21 ka bërë publike së fundmi emrat që do të jetë në dy ndeshjet e radhës, atë kundër Shqipërisë në “Elbasan Arena”, miqësore dhe takimi me Letoninë (Kualifikueset për “EURO 2027”).

Sulmuesit me origjinë shqiptare që kërkohen prej Silvinjos, Brajan Gruda dhe Nelson Vajper bëjnë pjesë në listën e “Pancerave”.

Interesante është se në datën 5 shtator, ata do të vijnë në Shqipëri, teksa do të përballen me grupin e Alban Bushit, stadiumi “Elbasan Arena”. Për aq kohë sa trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsman nuk i fton dhe nuk i inkuadron në ndeshje zyrtare, Kombëtarja ka shpresa për këtë dyshe. 

Gjermania U-21 niset drejt Shqipërisë për miqësoren me

 

 

nelson vajper brajan gruda gjermania u-21 miqësorja me shqipërinë

Lini një Përgjigje