TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2025, 19:18

Shkëlqim Koçi ngre lart flamurin shqiptar në Hungari, shpallet kampion në mundjen e krahut

Shkruar nga Pamfleti

Shkëlqim Koçi ngre lart flamurin shqiptar në Hungari, shpallet

Në Fylëpszallas, Hungari, u zhvillua “Kupa e Skënderbeut”, një turne prestigjioz i mundjes së krahut, që mblodhi garues nga e gjithë bota. Kjo garë, që mbajti emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot – Skënderbeu, u organizua nga kampioni botëror Laszlo Klemen, me mbështetjen e Konsullit të Nderit, Avni Hafuzi.

Shqipëria u përfaqësua nga sportisti Shkëlqim Koçi, i shoqëruar nga trajneri i tij Ivo Doshi, i cili është gjithashtu zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Mundjes së Krahut. Koçi shkëlqeu në këtë turne, duke u shpallur dy herë kampion në dy disiplina:

Në mundjen me dorën e majtë, ai mposhti një kundërshtar serb në finale. Në mundjen me dorën e djathtë, ai triumfoi ndaj kampionit hungarez.

Ky sukses vjen pas një tjetër arritjeje të rëndësishme për Koçin, i cili vitin e kaluar fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Zvicër.

Mundja e krahut thuhet se e ka fillesën që në kohën e Skënderbeut, i cili e përdorte si një metodë për të përzgjedhur luftëtarët më të fortë.

shkëlqim koçi mundja e krahut

Lini një Përgjigje