
Në Ditën Arbëreshe, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i dorëzoi trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë Silvinjo dekoratën “Shqiponjën e artë”.
Shefi i qeverisë tha se këtë vlerësim nuk e ka për një shqiptar dhe për një arbëresh, por një personalitet, i cili sipas tij është një “shqiptar në lindje e sipër”.
“Këtë shqiponjë, nuk e kam as për një shqiptar, as për një arbëresh, por shqiptar mund të lindësh, dhe shqiptar mund të bëhesh, këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Dua ta ftoj këtu trajnerin e kombëtares sonë”, tha Rama, teksa i dorëzoi “Shqiponjën e Artë” trajnerit Silvinjo.
“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, ka thënë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Pasi u ngjit në podium, trajneri i kombëtares foli në gjuhën shqipe, ndërsa të pranishmit i përshëndeti me fjalën “mirëmbrëma”.
“Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”. Nuk mungojnë as batutat me kreun ne qeverisë, Edi Rama, ku ky i fundit nuk i lë zgjedhje alternative: “Është fakt i kryer. Nuk ke zgjedhje tjetër”.
Nën drejtimin e trajnerit brazilian, Shqipëria u kualifikua në kampionatin europian, i cili do luhet verën e ardhshme në Gjermani.
Lini një Përgjigje