
Kristiano Ronaldo nuk është vetëm një nga lojtarët më të fortë në histori, ose më i forti, në varësi të mendimit tuaj, por ai është gjithashtu një nga njerëzit më me ndikim në botë.
Portugezi ka vendosur të hapë një kanal në YouTube dhe, nëpërmjet profilit të tij në Instagram, i ka ftuar ndjekësit e tij t’i bëjnë “subscribe” nëpërmjet një videoje.
View this post on Instagram
“SIUUUbscribe” të kujton festën e tij të famshme pas çdo goli të shënuar, që tashmë është bërë virale. Numri 7 goditi sërish, duke mos shënuar këtë herë, por me pak ndryshime, edhe në aspektin komunikues nuk lë mënjanë asnjë detaj.
Lini një Përgjigje