TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2026, 21:19

Shnajder kritikon Prestianin dhe merr në mbrojtje Vinicius, ish-mesfushori holandez: Kam marrë 4000 kërcënime me vdekje

Shkruar nga Pamfleti

Shnajder kritikon Prestianin dhe merr në mbrojtje Vinicius, ish-mesfushori

Ish-mesfushori i Interit, Realit të Madridit dhe përfaqësueses së Holandës, Uesli Shnajder, ka komentuar së fundmi incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes mes Benfikës dhe Realit të Madridit, ku u përfshi futbollisti i ri Xhanluka Prestianni dhe sulmuesi i Realit, Vinicius Zhunior.

Në një intervistë për “Ziggo Sport”, ku ishte i ftuar në rolin e analistit, Shnajder kritikoi sjelljen e Prestianit, i cili dyshohet se ka përdorur fyerje raciste ndaj Viniciusit dhe është parë duke mbuluar gojën gjatë komunikimit në fushë.

Sipas Shnajderit, një veprim i tillë do të ishte i papranueshëm nëse do të ndodhte në skuadrën e tij. Ai u shpreh se nga reagimi i futbollistit dukej qartë se ishte i vetëdijshëm për gabimin.

Dukej që e dinte se bëri një gabim të rëndë. Besoj se do të ketë pasoja”, deklaroi Shnajder.

Deklaratat e ish-futbollistit holandez kanë nxitur reagime të forta, veçanërish në Argjentinë, vendi nga vjen Prestianni.

Në emisionin “Rondo”, Shnajder bëri të ditur se pas komenteve të tij ka marrë mijëra kërcënime me vdekje përmes rrjeteve sociale.

Është një temë e tmerrshme. Kam marrë 4000 kërcënime me vdekje nga Argjentina javën e kaluar sepse shpreha opinionin tim. Të gjithë kanë të drejtë të japin opinionin e tyre. Edhe ata që më kërcënuan e kanë një opinion. Edhe unë e jap opinionin tim në bazë të asaj që shoh”, u shpreh ai.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga klubi i Benfikës apo nga vetë Prestiani lidhur me akuzat për fyerje raciste. Po ashtu, nuk është bërë e ditur nëse do të ketë hetim apo masa disiplinore nga organet kompetente.

Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi sjelljen në fushë dhe përgjegjësinë e lojtarëve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë zhvillime të reja në ditët në vijim.

uesli shnjader ish-mesfushori holandez

Lini një Përgjigje