TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Gusht 2024, 18:07

Shpenzojnë miliona në merkato dhe nuk fitojnë kurrë kampionatin, dominon Premier Liga; mes tyre një gjermane dhe një italiane

Shkruar nga Pamfleti

Shpenzojnë miliona në merkato dhe nuk fitojnë kurrë

Kanë shpenzuar miliona e miliona euro në merkato, por nuk kanë arritur kurrë të fitojnë titullin në kampionatet respektive në 10 vitet e fundit.

Në këtë renditje speciale të Transfermarkt, dominojnë anglezët: përpara të gjithëve është Mançester Junajtid, më shumë se një miliard e gjysmë të shpenzuara në merkato dhe nuk kanë fituar kurrë një Premier Ligë që nga koha e Sër Aleks Ferguson.

Disa prej klubeve megjithatë kanë triumfuar në kupat kombëtare, apo edhe në Evropë – si Roma dhe Atalanta. Rasti i Totenhemit (është në podium) është më i bujshmi: më shumë se një miliardë të shpenzuara pa asnjë trofe …

Renditja:

Mançester Junajtid (1.69 miliardë të shpenzuara në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)

Arsenal (1.29 miliardë të shpenzuara në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)

Totenhem (1.23 miliardë të shpenzuara në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)

Uest Hem (1.03 miliardë të shpenzuara në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)

Aston Vila (952 milionë të shpenzuara në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)

Borusia Dortmund (875 milionë të shpenzuara në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)

Roma ( 863 milionë të shpenzuara në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)

mançester junajtid arsenal borusia dortmund roma

Lini një Përgjigje