TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Gusht 2024, 15:52

Broja bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori me kalimin tek Ipsuiçi, zbulohen detajet e kontratës me klubin anglez

Shkruar nga Pamfleti

Broja bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori me kalimin tek

Armando Broja pritet të zyrtarizohet sot si lojtar i Ipsuiç Taun. Çdo gjë pritet të konfirmohet shumë shpejt, me vizitat mjekësore që do të kryhen brenda këtyre 24 orëve.

Pasi Çelsi u dorëzua ta shiste këtë verë, palët ranë dakord që ai të huazohet dhe duket se Ipsuiçi është zgjedhja e duhur, ku paga do të mbulohet nga “Blutë”.

Ipsuiçi ka në kontratë një pikë, që e detyron të blejë kartonin e Brojës në fundin e sezonit për më shumë se 30 milionë euro.

Klauzola do të aktivizohet në rast se skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit anglez qendron mes 20 më të mirëve.

Broja ndërkohë do të bëhej lojtari shqiptar më i shtrenjtë ndonjëherë. Ky nuk është huazimi i parë apo i dytë për 22-vjeçarin, ndërsa i mbetet të tregojë veten.

armando broja sulmuesi shqiptar ipsuiçi

Lini një Përgjigje