Sport31 Mars 2023, 18:19

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë, kualifikohet për herë të parë në gjysmëfinalet e “EUROCUP”

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë, kualifikohet për

Shqipëria e minifutbollit ka shkruar historinë duke mundur me rezultatin 2-1 përfaqësuesen e Spanjës. Kuqezinjtë arritën të fitojnë në ndeshjen e fundit të grupit C. Ekipi ynë nuk kishte arritur asnjëherë të kalonte grupet dhe sot për herë të parë e bënë ndaj iberikëve.

Shqipëria e nisi mirë takimin, teksa zhbllokoi rezultatin në minutën e 2 me Gledis Nuzën. 6 minuta më vonë ishte Endri Kaca që dyfishoi shifrat. Spanjollët arritën të ngushtonin rezultatin në minutën e 35. Por, ky gol nuk mjaftoi që Spanja të vijonte të ishte pjesë e “EUROCUP”.

Tashmë kuqezinjtë do të presin fituesin e çiftit Gjeorgji-Qipro, sfidë që është caktuar të zhvillohet të shtunën.

shqipëria e minifutbollit "eurocup"