TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2023, 17:37

Mbyllet hetimi për Juventusin, ja çfarë rrezikojnë bardhezinjtë, vetëm lojtarët ia hedhin paq

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet hetimi për Juventusin, ja çfarë rrezikojnë

Prokurori Federal, Zhuzepe Çine po mbyll hetimet për “manovrat e pagave” te Juventusi. Në ditët në vijim mund të dalin përfundime të caktuara nga hetimet, përgjegjësia e klubit dhe e atyre që e drejtuan atë.

Çfarë rrezikojnë “bardhezinjtë”?

Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi rrezikon një gjobë maksimale ose një dënim prej “shumë pikësh”, ndërsa ish-drejtuesit e saj mund të sanksionohen me pezullime të reja.

Nga ana tjetër, lojtarët mund të shpëtojnë, duke qenë se në shkëmbimin e e-maileve ndërmjet agjentëve të tyre dhe drejtuesve të asaj kohe, prokurori federal vlerësoi se niveli i ndërgjegjësimit për sjelljen e treguar ishte i pamjaftueshëm dhe për rrjedhojë, direktiva e tyre.

zhuzepe Çine prokurori federal juventus

Lini një Përgjigje