
Jan Bořil, futbollisti i kombëtares së Çekisë, u shpreh pas suksesit 2-0 ndaj Shqipërisë në Ligën e Kombeve, se rezultati nuk i thotë të gjitha. Sipas tij, përballë ishte një kundërshtar i fortë dhe fitorja erdhi vetëm pasi skuadra u përgatit mirë.
“Ne mundëm një kundërshtar të fortë! E dinim se ata kishin lojtarë të zotë nga krahët, të rrezikshëm dhe të shpejtë. Por nuk u lejuam asgjë! Pamë videot dhe u përgatitëm mirë. Shqipëria pati vetëm një goditje në portë!”- tha ai.
Shqipëria mori një tjetër leksion futbolli në Ligën e Kombeve. Pas humbjes në shtëpi përballë Gjeorgjisë, erdhi një tjetër në Çeki përballë vendasve, të cilët na mundën me shifrat 2-0, duke shuar thuajse plotësisht ëndrrën për t’u ngjitur në Ligën A.
Kësisoj, erdhi një tjetër humbje që ngre pikëpyetje reale mbi forcën e kësaj skuadre në vijimësinë e Ligës së Kombeve, ku filloi edicionin me pretendime shumë më të mëdha.
Kjo për çekët ishte si një hakmarrje, pasi u mposhtën në eliminatoret e “EURO 2024”, 3-0 në “Air Albania”.
Lini një Përgjigje