TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2023, 18:35

Shqipëria kualifikohet në “EURO 2024” edhe me dy humbje, ja 2 skenarët si mund të ndodhë një gjë e tillë

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria kualifikohet në “EURO 2024” edhe me dy humbje,

Që Shqipëria kualifikohet në “EURO 2024” me një pikë, kjo u mësua që pas fitores 3-0 ndaj Çekisë në tetor. Por Kombëtarja shqiptare mund të shkojë vitin e ardhshëm në Gjermani edhe duke i humbur të dyja ndeshjet e fundit në grup, kundër Moldavisë në transfertë dhe Ishujve në Tiranë.

Po si mund të ndodhë kjo?

Së pari – Mjafton që Çekia mos fitojë në Poloni, pasi në të kundërt do të duhej një pikë ndaj Ishujve Faroe. Nëse Polonia fiton ndaj Çekisë, shkon në 13 pikë, aq sa është edhe Shqipëria, por në përballjen direkte kuqezinjtë janë më mirë, me polakët që nuk kanë ndeshje tjetër.

Kështu, kush do të fitonte mes Çekisë dhe Moldavisë, do të kualifikohej si e para në grup (gjithnjë duke llogaritur që Moldavia fiton ndaj Shqipërisë) së bashku me Shqipërinë.

Nëse Çeki-Moldavi (duke llogaritur që Shqipëria humb edhe me Ishujt Faroe) në fund do të përfundonte në barazim, do të kishim barazim me 13 pikë të tre skuadrat, por Shqipëria është më mirë në pikët direkte dhe me golaverazh më të mirë, madje kalon si e para grupit.

Së dyti – Nëse Poloni-Çeki përfundon në barazim, Polonia eliminohet, ndërsa Çekia dhe Moldavia (gjithnjë duke e marrë që fiton me Shqipërinë), shkojnë në 12 pikë. Skuadra që fiton në sfidën e fundit Çeki-Moldavi shkon në “EURI 2024” si e para në grup (duke llogaritur që Shqipëria humb ndaj Ishujve Faroe) dhe Shqipëria e dyta.

Nëse Çeki-Moldavi përfundon në barazim, i njëjti skenar si më sipër, barazohen tre ekipe me nga 13 pikë, por Shqipëria ka avantazhin e pikëve dhe golave në ndeshjet direkte dhe shkon në Gjermani.

kombëtarja shqiptare kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje