TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Korrik 2023, 16:57

Shqipëria luan ndeshjen vendimtare kundër Polonisë, shiten për 10 minuta biletat e sfidës së shtatorit

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria luan ndeshjen vendimtare kundër Polonisë, shiten

Kombëtarja kuqezi ka dy sfida të vështira në shtator. Të besuarit e Silvinjos do të përballen me Çekinë në Pragë dhe me Poloninë në “Air Albania”. 

Përsa i përket ndeshjes së dytë, atë kundër polakëve në Tiranë, ka interes mjaft të madh nga tifozët mysafirë.

Bëhet me dije se të gjitha biletat e vendosura në dispozicion për tifozët polakë janë shitur për ndeshjen që Kombëtarja e Levandovskit do të luajë në Shqipëri. Shitja e biletave është bërë në kohë rekord prej 10 minutash. 

Pavarësisht momentit jo të mirë që Polonia po kalon, tifozët janë aty për t’i mbështetur si gjithmonë. 

kombëtarja shqiptare kombëtarja polake ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje