TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Tetor 2025, 16:41

Shqipëria me një këmbë drejt ‘play off’ për në Botëror, kuqezinjtë marrin “bekime” nga Barcelona

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria me një këmbë drejt ‘play off’ për

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin, ku në datën 13 nëntor do të përballet në transfertë me Andorrën dhe vetëm 3 ditë më vonë, do të presë në “Air Albania” skuadrën e Anglisë.

Kuqezinjtë kanë shansin më të mirë në histori për të shkuar për herë të parë në “Play Off” të Kupës së Botës, teksa ndaj Andorrës mund të vendosen përfundimisht fatet e rrugëtimit tonë, gjithmonë duke u lidhur edhe me ndeshjen Angli-Serbi.

Skenari- Shqipëria duhet të fitojë në Andorra dhe nga ana tjetër, Anglia duhet të fitojë ndaj Serbisë, në mënyrë që kuqezinjtë të blindojnë matematikisht vendin e dytë dhe në sfidën ndaj Anglisë në “Air Albania”, do të ishte festë pavarësisht rezultatit. Padyshim që për kuqezinjtë do të ishte një arritje e madhe, pas dy kualifikimeve në Europian.

Axhenda- Trajneri Silvinjo do të bëjë publike listën e lojtarëve në javën e parë të muajit nëntor. Në datën 7 ose 8 nëntor, do të publikohet lista e futbollistëve, teksa grumbullimi do të nisë të dielën e datës 9 nëntor. Kuqezinjtë do të grumbullohen në Barcelonë, për shkak të distancës së afërt mes qytetit katalanas dhe Andorrës.

Duke qenë se nuk ka fluturime direkte dhe aeroporte pranë Andorrës, është menduar që të bëhet ky grumbullim në mënyrë që të jenë sa më pranë me vendin ku do të luhet sfida. Në datën 10 nëntor, ekipi do të zbresë në fushën e blertë për të zhvilluar seancën e parë stërvitore dhe pritet që grupi të jetë i plotë, pasi ndeshjet luhen në fundjavë. Skuadra do të qendrojë deri në ndeshjen ndaj Andorrës dhe në datën 14 nëntor, ekipi do të kthehet në Tiranë për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë, e planifikuar të luhet më 16 nëntor, ora 18:00./Panorama Sport

kombëtarja shqiptare ndeshja me andorrën kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje