TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2024, 20:17

“Shqipëria mund të befasojë në këtë Europian”, Igli Tare analizon ndeshjen me Italinë: ‘Axurrët’ kanë vetëm eksperiencën

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipëria mund të befasojë në këtë

Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për ndeshjen e parë të Europianit “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë e Silvinjos do të përballen me Italinë më 15 qershor. Pak ditë para kësaj sfide ka folur edhe ish-lojtari i Kombëtares, Igli Tare. Në një intervistë të dhënë për “Gazetta Dello Sport”, Tare thotë se eksperienca është e vetmja gjë që Italia ka më shumë se Shqipëria.

Kam parë paraqitjet e fundit… Italia është me më shumë përvojë, është avantazhi i saj i vetëm, sepse për sa i përket cilësisë së skuadrës, ne mund të luajmë në kushte të barabarta nëse e menaxhojmë mirë faktorin emocional. Shqipëria mund të surprizojë në këtë EURO 2024” – tha ai.

"Shoh që Italisë i mungon diçka në lojë, por mund të përmirësohen gjatë turneut. Besoj se lojtari kryesor i tyre është Skamaça. Mund të jetë surpriza e këtij Europiani nëse konfirmon formën e këtyre dy muajve të fundit. Por, besoj se duelin mes tij dhe Gjimshitit do ta fitojë mbrojtësi shqiptar. E njeh mirë dhe di si ta ndalë.

Çfarë i ka sjellë Spaleti skuadrës së Italisë? Siguri dhe mentalitet fituesi. Di si ta sjellë skuadrën në formën e duhur, në momentin e duhur, edhe sa i takon aspektit emocional. Dhe për më tepër aty pranë ka një figurë si Bufon", ishin fjalët e Igli Tares.

igli tare ish-futbollisti i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje