
Shqipëria është në rrugën e duhur për një biletë në “EURO 2024”. Kuqezinjtë, pas fitoreve me Poloninë dhe Çekinë, kanë shtuar ndjeshëm shanset për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani. Në dy ndeshjet e mbetura, do të mjaftojë vetëm një pikë, ndërsa trajneri Silvinjo nuk ka hezituar për të bërë një postim në rrjetet sociale.
“Përmbyllëm një tjetër periudhë jashtëzakonisht pozitive stërvitjesh dhe ndeshjesh. Rezultatet e mira që morëm tregojnë se jemi në drejtimin e duhur dhe se sëbashku jemi më të fortë.
Dua të vlerësoj impenjimin dhe dedikimin e futbollistëve, stafit teknik, bashkëpuntorëve dhe stafit menaxherial. Ne gjithashtu kishim mbështetjen e madhe të fansave që na inkurajuan shumë dhe krijuan një atmosferë shumë të bukur gjatë ndeshjeve.
Na kanë mbetur akoma dhe dy ndeshje dhe do të vazhdojmë t’i dedikojmë gjithmonë e më shumë energji për të arritur objektivin tonë që është kualifikimi në “EURO 2024”. Forca Shqipëri!!”, shkruan Silvinjo.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje