TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Nëntor 2024, 17:30

Shqipëria sfidon Çekinë në “Air Albania”, tifozët çekë nuk do të mungojnë në ndeshjen e Ligës së Kombeve

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria sfidon Çekinë në “Air Albania”,

Tifozët çekë do të jenë të pranishëm në “Air Albania” për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Kombëtares shqiptare. Federata çeke sapo ka njoftuar për sektorët ku do të qendrojnë tifozët e tyre, më 16 nëntor ora 20:45.

Bëhet fjalë për një ndryshim të sektorëve të rezervuar për miqtë. Kështu ndryshe nga herët e fundit në “Air Albania”, tifozët çekë kanë marrë sektorët V201 dhe 202.

Një vendim ky që mund të ketë ardhur për arsye sigurie, ndërsa sektorët e së njëjtës tribunë në katin e parë, V101, 102 dhe 103, i përkasin tifozëve shqiptarë.

Kujtojmë se në hapjen e stadiumit “Air Albania”, pikërisht në sektorët V201 dhe 202 pozicionoheshin tifozët miq.

Shqipëria sfidon Çekinë në “Air Albania”,

tifozët çekë liga e kombeve

Lini një Përgjigje