Sport28 Janar 2024, 17:25

Shqipëria “sy e veshë” nga Parisi, të enjten e ardhshme mëson kundërshtarët e Ligës së Kombeve për sezonin 2024-2025

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria “sy e veshë” nga Parisi, të enjten e

Kongresi i 48-të i zakonshëm i UEFA-s do të zhvillojë punimet e radhës në Paris më 8 shkurt 2024. Në këtë kongres do të marrë pjesë edhe Federata Shqiptare e Futbollit, si një nga anëtaret e UEFA-s, e përfaqësuar nga një delegacion shqiptar, me në krye Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, njëherazi edhe zv.President i UEFA-s. 

Veç punimeve të zakonshme vjetore të Kongresit të UEFA-s, më 8 shkurt, në ora 18:00 është planifikuar që të hidhet edhe shorti i Ligës së Kombeve për edicionin futbollistik 2024-2025, i katërti në histori, ku Kombëtarja shqiptare do të njohë kundërshtarët. 

Shqipëria ndodhet në Ligën B në vazon e tretë dhe në të njëjtin grup me kuqezinjtë janë, Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi. Me këto skuadra, ekipi ynë kombëtar nuk do të përballet në këtë edicion. 

Kundërshtarët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve janë të ndarë në tre vazo të tjera me nga katër skuadra secila, ku në vazon e parë gjenden: Austria, Çekia, Anglia dhe Uellsi. 

Në vazon e dytë janë: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia, ndërsa në vazon e katërt gjenden ekipe si: Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani. 
 

liga e kombeve shqipëria