
Shqipëria thyhet në “Air Albania”, fortesën e pamposhtur të kuqezinjve që nga nëntori i vitit 2022. Skuadra e drejtuar nga Silvinjo është mposhtur me rezultatin 1-0, duke humbur mundësinë për ttë marrë kreun e grupit.
Gjeorgjianët realizuan golin e vetëm të këtij takimi në minutën e 71. Koçorashvili gjeti hapësirë dhe me një goditje nga 30 metra la në vend Strakoshën, duke gjetur golin e avantazhit për të tijtë.
Në minutën e 68, pati drithërima para portës kuqezi ku fillimisht Ismajli bllokoi një gjuajtje drejt katërkëndorit e më pas Kakabadze gjuajti jashtë mbi traversë.
Në minutën e 62, Asani nga e djathta gjuajti nga jashtë zonës, por topi u devijua në këndore.
Në minutën e 63, pas zhvillimit të një goditje këndi, topi shkoi te Bajrami, i cili gjuajti nga e majta, por topi shkoi jashtë pa u devijuar nga Kumbulla pranë portës.
Në minutën e 58, një harkim nga e majta gjeti Mikautadzen, i cili devijoi, por nuk gjeti portën e Strakoshës.
Në minutën e 55, një largim i gabuar i Mitajt i dha mundësinë Çakvetadzes të gjuante drejt portës, por topi shkoi jashtë ngjitur me shtyllën në të majtën e Strakoshës.
Pas situatës së krijuar në duelin ndaj Ukrainës, me goditjen e dënimit në fundin e sfidës, Rei Manaj duket se ka reflektuar, teksa në një situatë të ngjashme në minutën e 47, ia la topin ta gjuante Asllani, duke u futur “mik” edhe te Bajrami.
Po për fat të keq Asllani zhgënjeu me tentativën e tij, duke e dërguar topin shumë lartë kuadratit.
Pjeesa e parë u mbyll në barazim 0-0.
Kuqezinjtë e nisën menjëherë në sulm, pasi në minutën e 3, Hysaj pasoi nga e djathta për Manajn, por gjuajtja e tij u bllokua nga mbrojtësit gjeorgjianë.
2 minuta më vonë, Çakvetadze nga e djathta kaloi Mitajn dhe pasoi për Kvaran, por Kumbulla largoi rrezikun.
Në minutën e 12, Hoxha nga e majta hyri drejt qendrës dhe lëshoi një gjuajtje të fortë, por pa gjetur katërkëndorin e gjeorgjianëve.
4 minuta më vonë, Kiteishvili provoi nga distanca, pa gjetur portën e mbrojtur nga Strakosha.
Në minutën e 21, Asllani tentoi një skemë në goditje dënimi, harkimi i tij drejt Ismajlit u ndal nga Mamardashvili, para se arbitri të sinjalizonte pozicionin jashtë loje.
4 minuta më vonë, rast i rrezikshëm për miqtë me një top nga e djathta që fatmirësisht nuk u devijua nga Kvaratshkelia para portës.
Në minutën e 29, Asllani provoi të surprizonte gjeorgjianët, gjuajti nga distanca, por nuk pati saktësinë e duhur.
Në minutën e 35, Asani nga e djathta gjeti hapësirën për të nisur stopin drejt qendrës, por Mamardashvili ishte në pozicion dhe kontrolloi topin.
2 minuta më vonë, Arbër Hoxha nga e majta provoi me një tjetër gjuajtje nga distanca, por topi nuk mori trajektoren e duhur drejt portës.
Me këtë fitore, Gjeorgjia mban e vetme kreun e grupit B1 me 6 pikë, ndërsa ndiqet nga Shqipëria dhe Çekia me 3 pikë dhe mbyll klasifikimin Ukraina me 0 pikë.
Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria do ta luajë në Pragë përballë Çekisë, ndërsa Gjeorgjia do të ndeshet me Ukrainën në transfertë. Të dyja këto takime do të luhen më 11 tetor.
Lini një Përgjigje