Sport29 Mars 2023, 19:31

Shqipëria U-19 nis grumbullimin, trajneri Kreshnik Krepi zbardh listën me emrat e 20 vajzave të grumbulluara me ekipin kombëtar

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria U-19 nis grumbullimin, trajneri Kreshnik Krepi zbardh listën

Trajneri i kombëtares U-19 të vajzave Kreshnik Krepi publikon listën me 20 emrat që do të përfaqëssojnë fanelën kuqezi në ndeshjet e raundit të dytë të vlefshme për Kampionatin Europian 2023 për këtë grupmoshë, ku Shqipëria është shortuar në grupin B7 në Ligën B, së bashku me Skocinë dhe Lihtenshtejnin.

Ai ka grumbulluar 20 futbolliste për këto sfida të rëndësishme, ku Shqipëria U-19 e vajzave do të tentojë të ngjitet në Ligën A për herë të parë. Baza e lojtareve që kanë marrë ftesë nga trajneri kuqezi janë pjesë e ekipeve të kampionatit shqiptar, ndërsa pesë prej tyre aktivizohen në kampionatet jashtë vendit, me ekipe si Çarlton në Angli, FK Austria Vienë në Austri, Leverkusen në Gjermani, Fc Suift Heper Luks në Luksemburg dhe Vallej FCCT në SHBA.

Grupi kuqezi do të ketë në dispozicion një javë për t’u përgatitur për këto ndeshje, duke nisur nga kjo e mërkurë. Më pas, vajzat kuqezi do të luajnë më 5 tetor takimin e tyre të parë kundër Skocisë në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 11:30. Ndeshja tjetër e Shqipërisë U-19 për vajza është programuar të luhet më 11 prill, po në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 11:30 ndaj Lihtenshtejnit.

Në rast se Kombëtarja shqiptare U-19 renditet e para në grupin B7, atëherë siguron edhe ngjitjen në Ligën A dhe do të ketë shanse reale për t’u kualifikuar në Europianin e ardhshëm për këtë grupmoshë.

Shqipëria U-19 nis grumbullimin, trajneri Kreshnik Krepi zbardh listën