Sport29 Mars 2023, 16:50

Granada krenohet me Myrto Uzunin, vetëm 3 sulmues e kalojnë në Europë futbollistin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Granada krenohet me Myrto Uzunin, vetëm 3 sulmues e kalojnë në

Në ekipin kombëtar në ndeshjen ndaj Polonisë sulmuesi Myrto Uzuni nuk arriti të linte gjurmë pavarësisht formës fantastike që po kalon te Granada në La Liga 2.

Sulmuesi beratas ka arritur të shënojë 20 gola në kampionat dhe te Granada po krenohen me bomberin shqiptar. Faqja zyrtare e klubit spanjoll shkruan se Uzuni është sulmuesi i katërt më i mirë në Europë me mesataren 0.63 gola për ndeshje të luajtura. Ai kalohet vetëm nga Haland me 1.04 gola, Osimhen me 0.73 gola dhe Kilian Mbape me 0.7 gola për ndeshje.

myrto uzuni sulmuesi kuqezi granada