TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2025, 16:28

Shqipëria vetëm për fitore, shiten të gjitha biletat për ndeshjen me Letoninë në “Air Albania”

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria vetëm për fitore, shiten të gjitha biletat

Sot në 20:45 në “Air Albania” luhet Shqipëri-Letoni, e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Federata Shqiptare e Futbollit njofton se janë shitur të gjitha biletat për këtë duel.

FSHF është dënuar nga FIFA me reduktimin e 20 përqind të kapaciteteve të stadiumit për këtë duel, kjo nisur nga ndeshja e fundit luajtur kundër Serbisë në shtëpi më 7 qershor. Tifozët e Kombëtares ofenduan kundërshtarët dhe masa është marrë për ndeshjen e sotme, e cila është e radhës në shtëpi.

Ndryshe nga herët e tjera, interesi për bileta ka qenë më i vakët dhe këtë e tregon fakti se FSHF i nxori ato në shitje dhe fizikisht, teksa shitja e plotë është kryer vetëm disa orë para nisjes së duelit. Tashmë qeveria e futbollit në vend njofton se të gjitha biletat janë të shitura.

Nëse 20 përqindëshi i tribunave të dënuara nuk mbushet me fëmijë apo pjesëtarë nga grupe të caktuara, në stadium do ketë diçka më shumë se 16 mijë tifozë. Kujtojmë se tifogrupi i Kombëtares, 'Tifozat Kuq e Zi' kanë bërë thirrje për bojkot të sfidës, pas përplasjes me FSHF-në për bashkorganizimin e “EURO 2027” për moshat U-21 me Serbinë.

Shqipëria vetëm për fitore, shiten të gjitha biletat

shqipëri-letoni fshf biletat

Lini një Përgjigje