
Kombëtarja e Shqipërisë do të ketë një finale me Letoninë në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja e sotme konsiderohet si sfida më delikate në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Tre pikët kundër letonezëve janë më shumë se detyrim, jetikë për ëndrrën botërore.
Edhe pse interesimi për biletat nuk ka qenë si në të tjera sfida, atmosfera në stadium pritet e zjarrtë, teksa policia ka njoftuar një ditë më parë edhe masat.
Prej orës 17:00 rrugët pranë stadiumit Air Albania do të bllokohen. Futja e tifozëve do të nisë në orën 18:00, ndërsa blutë sqarojnë se nuk lejohen banderola me përmbajtje raciste, fishekzjarre, flakadanë, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadra, çakmakë, karikues të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta. Veprimet e dhunshme në ambientet sportive si dhe goditja e sportistëve kujdeset të kujtojnë uniformat blu dënohen nga gjobë deri në 3 vite burg.
Sa i përket formacionit të mundshëm se si do të zbresin kuqezinjtë, prite ndryshime mes 11-shes së parë. Në portë pritet të rikthehet Strakosha, ndërsa katërshja e mbrojtjes nis me Hysajn nga e djathta, Gjimshitin dhe Ajetin në qendër si edhe të Mitajn në të majtë. Çelësat e mesfushës, Silvinjo mund t’ia besojë Kristjan Asllanit, Medon Berishës dhe Juljan Shehut, me këtë të fundit që duket se ka fituar një vend titullari.
Në sulm nga krahët Broja dhe Hoxha, me lojtarin e Burnley në të djathtë dhe futbollisti i Dinamos së Zagrebit në të djathtë. Dilemën më të madhe, Silvinjo e ka për qendrën e sulmit, pasi Daku që luajt titullar ndaj Gjibraltarit është në balotazh me Rei Manajn.
Shqipëri-Letoni do të gjykohet nga arbitra polakë, ndërsa kuqezinjtë para këtij dueli mbajnë vendin e tretë me 4 pikë, 1 më pak se Serbia e vendit të dytë. Në rast fitoreje kuqezinjtë do të riktheheshin të paktën përkohësisht në vendin e dytë, duke e bërë sfidën e tetorit kundër Serbisë ‘jetë e vdekje’.
Lini një Përgjigje