TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Qershor 2024, 18:58

“Shqiponjat” gati të nisin ëndrrën europiane/ 50 mijë tifozë ngjyrosin kuq e zi stadiumin e Dortmundit, dalin pamjet nga dhomat e zhveshjes (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Shqiponjat” gati të nisin ëndrrën europiane/ 50

Elementi më i fortë i kombëtares në këtë sfidë janë tifozët. Janë afro 50 “shqiponja kuq e zi” që janë duke u futur në stadiumin e Dortmundit...

Na ndajnë afro 2 orë nga ndeshja e madhe Itali-Shqipëri. Kombëtarja kuq e zi, do të luajë sot një ndër sfidat ndoshta më të rëndësishme të saj. Pas ëndrrës së kualifikimit në Euro 2024, kuq e zinjtë tani shpresojnë të sfidojnë kampionët në fuqi dhe pse jo të sigurojnë një vend kualifikues në fazën e ardhshme.

“Shqiponjat” gati të nisin ëndrrën europiane/ 50
Tifozët duke u futur në stadium

Elementi më i fortë i kombëtares në këtë sfidë janë tifozët. Janë afro 50 “shqiponja kuq e zi” që janë duke u futur në stadiumin e Dortmundit dhe ky stadium do të vishet me ngjyrat tona, pasi italianë janë afro 20 mijë dhe ndoshta zëri i tyre nuk do të arrijë asnjëherë të dëgjohet. Vetë mediat italiane e kanë tregur ankthin, pasi sipas tyre ky mur tifozësh mund të karikojë fort ekipin kuq e zi. 

Dortmundi nuk ka parë ndonjëherë kaq shumë flamuj kuq e zi. Rrugët janë plot me tifozë të shumtë shqiptarë, të cilët janë veshur kuq e zi dhe mbajnë në duar, ose në krahë flamurin kombëtar. Shumë kërcejnë, këndojnë e festojnë shqip.

“Shqiponjat” gati të nisin ëndrrën europiane/ 50

“Jemi banues në Gjermani, na kanë ardhur miq nga Shqipëria sot, nga Korça, atmosfera është e zjarrtë ka flamur kuq e zi dhe shqiptarë të shumtë. E vështirë për bileta, por kur do e gjen. Mendoj se dot do të jetë 2 me 1 rezultati”, tha një tifoz.

“Shqiponjat” gati të nisin ëndrrën europiane/ 50

“Kam ardhur nga Tirana sot do fitojmë 1 me 1”, tha një tjetër.

Ndërkohë duket se gati është edhe kombëtarja. Kanë dalë pamjet nga dhomat e zhveshjes, ku duket se fanellat dhe gjithçka është gati.



Lini një Përgjigje