Sport15 Qershor 2024, 17:42

Shqipëria “fiton” ndeshjen e parë, në Itali pranojnë ‘humbjen’ në tribuna: Jemi krenar që do kemi Del Pieron dhe Marotën

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria “fiton” ndeshjen e parë, në Itali

Rrugëtimi i Shqipërisë në “EURO 2024” merr jetë sonte në 21:00 në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, ku përballë skuadrës sonë do të jetë Italia.

Prej ditës së djeshme rrugët e Dortmundit janë kuqezi, teksa priten afro 50 mijë shqiptarë në stadium.

Në Itali, “Gazzetta dello Sport” shkruan se shqiptarët kanë “pushtuar” qytetin dhe pranojnë “humbjen” në tribuna. Ironia e tyre shkon më tej me tifozët e tyre, teksa thonë se në stadium do jenë krenar që do kenë Del Pieron dhe Marotën (presidentin e Interit).

Në Dortmund ka ‘pushtim’ shqiptarësh, por te tifozët italianë do të luajnë…Del Piero dhe Marota”.

Media italiane e di se nuk do të ketë shumë nga ngjyrat e tyre për t’u parë në tribuna, të cilat janë të dominuara nga shqiptarët, por të paktën do të shohin Marotën dhe Del Pieron.

shqipëria "euro 2024"