TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2025, 16:20

“Është talent”, pas Brojës edhe trajneri i Trabzonsporit merr në mbrojtje Ernest Muçin: Duhet të jetë i lumtur

Shkruar nga Pamfleti

“Është talent”, pas Brojës edhe trajneri i

Dy yjet e Shqipërisë, Armando Broja dhe Ernest Muçi ndodhen në një moment të vështirë të karrierës së tyre.

Të dy këta lojtarë kanë humbur besimin në vete dhe nuk ndihen aspak mirë psikologjikisht në fushën e blertë. Nëse Armando Broja mund të justifikohet disi me dëmtimet e shpeshta, Ernest Muçi e ka pasur rrugën më të qetë.

Trajneri i Bërnlit i ka dalë në mbështetje Brojës duke i kërkuar tifozëve që të kenë pak durim pasi sipas tij, sulmuesi do të rikthehet në një super formë, por kërkon më shumë minuta në këmbë. Në po të njëjtin stil ishte edhe trajneri i Trabzonsporit Fatih Teke, për Ernest Muçin.

Ky i fundit po luan në pozicionin e tij të preferuar si 10 te Trabzonspori, por dy ndeshjet e para kanë qenë skandaloze.

Megjithatë Teke u shpreh: “Është një lojtar që unë e pëlqej, një talent. Muçi duhet të jetë i lumtur, kërkon pak kohë, të luajë dhe të fitojë besimin. Jam duke folur me të dhe pritshmëritë e mia janë që kjo të ndodhë, shpresoj se do të ndodhi”, tha trajneri i Trabzonsporit.

fatih teke trajneri i trabzonsporit ernest muçi

Lini një Përgjigje