TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Mars 2025, 11:19

Është zyrtare! Armando Broja prezanton Sindin nga Përmeti me familjarët

Shkruar nga Pamfleti

Është zyrtare! Armando Broja prezanton Sindin nga Përmeti me

Armando Broja është rikthyer sërish në stërvitje pas dëmtimit që pati, por duket se nuk e ka çuar dëm kohën e rikuperimit. Teksa ishte i shkëputur nga fusha e blertë, Broja e shfrytëzoi për të shijuar dashurinë e tij me Sindin.

Ishte pikërisht Shën Valentini, kur ai publikoi foto në rrjetet e tij sociale me të dashurën e re. E kaq mjaftoi që të zbulohej se kush është vajza që i kishte rrëmbyer zemrën futbollistit të dashur. Një vajzë shqiptare nga Përmeti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se është fatlumja në krah të yllit shqiptar.

E panjohur deri më tani për publikun, Sindi ka vendosur të jetë larg vëmendjes së rrjeteve sociale dhe ka vetëm një profil privat me shumë pak ndjekës në Instagram. Çifti duket se është njohur nga udhëtimet që kanë pasur, ku miqtë të përbashkët kanë bërë bashkë këtë dyshe. Mesa duket Sindi, preferon që ta mbajë profilin e saj sa më privat, duke mos dashur që të jetë pjesë e mediave.

Edhe pse çifti duket në fillim të një historie, tashmë historia është zyrtarizuar dhe dyshja mund të publikojë foto në profilet e tyre, ku dhe fansat të njihen me statusin e ri mes tyre. Por duket se ylli i Kombëtares e ka serioze këtë lidhje, pasi e ka çuar tanimë edhe në shtëpinë e tij.

Shën Valentinin dyshja e festoi në Angli, ku pas pak kohësh që kishin me njëri-tjetrit kanë takuar edhe familjarë të Armandos. Por natyrisht që kjo lidhje është bërë tashmë formale edhe për familjarët e të dyja familjeve, edhe pse është ende herët që të flitet për një hap tjetër të çiftit të ri. Duke qenë se është një histori në distancë, mbetet për t’u parë sesi do të vijojë raporti mes dy të rinjve.

Tashmë që Broja do të rikthehet në fushën e blertë, do të jetë Sindi ajo që do të udhëtojë më shpesh në Angli për të qenë pranë të dashurit, pse për ta mbështetur edhe në fushën e blertë.

Futbollisti Armando Broja, i cili luan për Kombëtaren Shqiptare, prej disa muajsh i ka dhënë fund romancës së tij me blogeren Jade Alyssa Wills. Blogerja ka festuar së fundmi 25-vjetorin e saj, mirëpo ajo që ra në sy ishte urimi që motra e futbollistit Jaycie Broja, i bëri ish-kunatës së saj. Edhe pse Jade është ndarë nga sulmuesi i Kombëtares, sërish Jayice e konsideron motrën e saj këtë të fundit.

“Gëzuar ditëlindjen motra ime! Kalofsh sa më bukur”, shkruhej në postimin i cili shkaktoi mjaft reagime.

Perveç lidhjes së veçantë me motrën e ish- partnerit, Jade ndjek në Instagram dhe familjarët e tij përfshirë këtu nënën dhe babain e futbollistit. Edhe pse shkak për ndarjen e tyre u përfol se u bë tradhtia nga ana e Jade, duket se raportin me familjarët e tij i ka të mira.

Është zyrtare! Armando Broja prezanton Sindin nga Përmeti me

sindi armando broja familjaret

Lini një Përgjigje