
Mesfushori me tipare sulmuese Nazmi, Gripshi nuk u përzgjodh nga trajneri i Kombëtares Silvinjo për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë, ndryshe nga sa ndodhi në takimet e tetorit.
Me Kombëtaren, 28-vjeçari numëron 1 ndeshje, debutimin kundër Jordanisë në miqësoren e këtij viti. Pas mbylljes së sezonit me skuadrën e Astanës në Kazakistan, ku u shpall golashënuesi i Premier Ligës kazake me 16 gola në 26 ndeshje, pavarësisht se është mesfushor, ai ka vendosur të rikthehet, konkretisht në Kosovë.
Në vigjilje të ndeshjes Kosovë – Zvicër, e cila do të luhet sot në orën 20:45, Gripshi ka postuar “story” në “Instagram” me lojtarët “Dardanë” si Albion Rrahmani, Meriton Korenica, Lidon Emërllahu dhe Lumbardh Dellova. Vlen të përmendet se Kosova e ka siguruar “biletën” e fazës “play-off” për “Botërorin 2026” në Grupin B.

Lini një Përgjigje