
Një nga gjyqtarët më të njohur italian, Davide Masa, do të drejtojë ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 mes Kosovës dhe Zvicrës.
Kjo ndeshje luhet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe i përket xhiros së fundit të këtyre kualifikimeve.
Davide Masa është një nga gjyqtarët më të besuar të UEFA-s, teksa është pajisur me stemën e FIFA-s në vitin 2014.
Për ndeshjen Kosovë-Zvicër, ai do të ketë përkrahjen e asistentëve të tij: Asistent i parë: Filipo Meli (ITA), asistent i dytë: Stefano Alasio (ITA), gjyqtar i katërt: Daniele Kifi (ITA).
Në karrierën e tij si gjyqtar, Masa nuk ka drejtuar asnjë ndeshje të Kosovës, ndërsa ka ndarë drejtësinë në një ndeshje të Zvicrës.
Bëhet fjalë për ndeshjen Rumani-Zvicër 1-0, të 21 nëntorit të vitit 2023, e luajtur në kuadër të kualifikimeve për Evropianin.
Lini një Përgjigje