TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Korrik 2024, 11:28

Skandal në Kupën e Amerikës, ylli i Liverpulit sherr me grushte me tifozët kundërshtarë pas eliminimit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në Kupën e Amerikës, ylli i Liverpulit sherr me grushte

Uruguai nuk e arriti dot finalen e Kupës së Amerikës pasi humbi në gjysmëfinale përballë Kolumbisë me rezultatin 1-0.

Në përfundim të ndeshjes, një prej futbollistëve të Uruguait, ylli i Liverpulit Darwin Nunez u përlesh me tifozët e ekipit kundërshtar në shkallët e stadiumit Charlottes.

Mediat bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi për shkak se tifozët kolumbianë ngacmuan familjarët e lojtarit uruguaian, teksa ky i fundit reagoi menjëherë duke i qëlluar me grusht disa prej tyre.

 

 

darwin nunez

Lini një Përgjigje