TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shtator 2025, 18:05

Skënderbeu godet në shtesë përballë Pogradecit, derbi i juglindjes mbyllet me ambulancë në fushë; triumfojnë edhe Laçi me Burrelin

Shkruar nga Pamfleti

Skënderbeu godet në shtesë përballë Pogradecit, derbi i

Skënderbeu ka dhënë një provë të mirëfilltë force në javën e katërt të Kategorisë së Parë, duke marrë një fitore në transfertë përballë Pogradecit në derbin e juglindjes.

Ndonëse vetëm me shifrat 1-0, suksesi i korçarëve ka qenë i merituar pasi e kanë kërkuar më shumë suksesin, duke vuajtur vetëm 25 minutat e para trysninë e vendasve, për të dalë më pas në lojën e tyre duke krijuar e shpërdoruar raste të shumta.

Goli erdhi në shtesë me Tajon, i cili vulosi tre pikë të rëndësishme për ekipin e drejtuar nga Ernest Gjoka që po dikton ritmin e tij ndaj kundërshtarëve që në fillimin e sezonit.

Në minutën e 90+5 pati momente paniku në stadium, pasi Danladi u përplaskokë më kokë me Shaqen. Ky i fundit mori ndihmën e mjekëve dhe pastaj u largua me ambulancë drejt spitalit.

Ende nuk ka informacione mbi gjendjen e lojtarit, por nga dueli i fortë dhe transportimi drejt spitalit me shpejtësi bën të kuptosh se situata nuk është aspak e mirë. 

Në krahun tjetër, Laçi triumfoi në Peshkopi 1-0 përballë Korabit, me golat e shënuar nga Myrta dhe Nërguti. Ndërsa supersfida mes Pogradecit dhe Skënderbeut, 0-1 në favor të korçarëve.

Golin për “bardhekuqtë” e shënoi Abiodoun në “frymën e fundit”.

Lini një Përgjigje