TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shtator 2025, 17:15

“Do të qendroj përpara televizorit për të mbështetur Osman Dembele”, Kilian Mbape bojkoton ceremoninë e ‘Topit të Artë’

Shkruar nga Pamfleti

“Do të qendroj përpara televizorit për të

Reali i Madridit do të bojkotojë edhe këtë vit ceremoninë e “Topit të Artë”, e cila do të mbahet në Paris më 22 shtator. Sipas mediave spanjolle sulmuesi francez, Mbape, në fund të ndeshjes në Marsejë ka deklaruar se nuk do të jetë në ceremoni.

Për të fituar ‘Torpin e Artë’ duhet që të fitosh tituj në fillim dhe unë këtë vit do të bëj gjithçka për të ndihmuar Realin që të fitojë trofe dhe më pas do të shikojmë nëse do të jem një kandidat për këtë çmim”, tha Mbape.

Mes të tjerash, sulmuesi i ekipit spanjoll pranoi se do të gëzohej nëse çmimi këtë sezon do t’i shkonte një lojtari të kombëtares franceze.

Do të isha i lumtur nëse këtë vit do të vlerësohej Osmane Dembele. Ai është shoku im dhe do të qendroj përpara televizorit dhe do të pres që të nderohet me këtë çmim”, tha sulmuesi i Realit.

 

kilian mbape osman dembele "topi i artë"

Lini një Përgjigje