Sport11 Janar 2024, 22:58

Spektakël bardhezi në Torino, Juventusi kalon me "poker" Frosinonen dhe “peshkon” Lacion në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Shkruar nga Pamfleti

Spektakël bardhezi në Torino, Juventusi kalon me "poker"

Juventusi mposht pa probleme Frosinonen në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë. Sfida e zhvilluar në “Allianz Stadium” përfundoi me fitoren e thellë 4-0 të ekipit të drejtuar nga Masimiliano Alegri, me këta të fundit që shkojnë në gjysmëfinale.

Në minutën e 10 Pol Lirola shkaktoi penallti, duke i dhënë mundësinë e artë “Zonjës së Vjetër” për të kaluar në avantazh.

Polaku Arkadius Milik u tregua i saktë nga pika e bardhë, me tifozerinë vendase që festuan ligjërisht në tribuna. Ishte nata e sulmuesit argjentinas, pasi sulmuesi “tundi rrjetën” në minutën e 38, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë kompletoi tripletën.

Frosinone pësoi golin e katërt nga Jilldiz, në minutën e 61. Në gjysmëfinale, Juventusi do të përballet me Lacion. Dyshja-tjetër e fazës së ardhshme është ajo mes Fiorentinës dhe Atalantës. Finalja e madhe e Kupës do të luhet më 15 maj.

juventus frosinone kupa e italisë