
Në qershor të vitit 2019, pak ditë para ndeshjes së Kupës së Kombeve të Afrikës, të organizuar në Egjipt, Sadio Mane dha një intervistë për një televizion senegalez duke folur për ecurinë e Kombëtares, por edhe për jetën e tij.
Ndër të tjera, ai u pyet për mundësinë e martesës, me 27-vjeçarin (atëherë) Sadio që duke buzëqeshur tha: “E vërteta është se po e mendoj, por ju e dini martesën dhe përfshirjen e prindërve që e bëjnë pak... të komplikuar. Më kujtohet një ditë, mami dhe xhaxhai im donin të martohesha, siç është traditë në fshatin tim, me një vajzë 14-vjeçare, por unë nuk kisha pranuar. Por mos u shqetësoni, nëse gjej shpirtin tim binjak, do të martohem menjëherë”.
Katër vjet më vonë, sërish pak ditë para Kupës së Kombeve të Afrikës (këtë herë që mbahet në dimër dhe të organizuar nga Bregu i Fildishtë) Sadio Mane nuk iu desh t'i përgjigjej një pyetjeje të ngjashme, por thjesht e bëri publike martesën e tij ... Dhe siç rezultoi “shpirti binjak” i tij më në fund ishte 14-vjeçarja që e kishte refuzuar, por në fund u takua në vitin 2021 (kur ajo ishte 16-vjeç) dhe u martua me të pak ditë më parë, duke përmbushur marrëveshjen e dy familjeve!
Termi specifik (marrëveshje) u përdor nga vjehrri i Mane, Amandu Taba, i cili foli me fjalët më të mira për dhëndrin e tij.
“Sadio e pa Aishen për herë të parë rreth dy vjet më parë. Vajza dhe gruaja ime vizituan familjen Mane dhe atje u takuan për herë të parë. Ai ndoshta pa diçka të veçantë tek ajo dhe prindërit e tij e vlerësuan atë. Kështu ata erdhën tek unë pas disa ditësh dhe, siç e dikton tradita jonë, ramë dakord për gjithçka dhe pritëm të vinte dita e dasmës. Gjatë gjithë kësaj kohe ata nuk ishin në lidhje, sepse vajza ime ishte ende shumë e vogël”, vjehrri i Mane, me profesion arkitekt, i cili shumë vite para se të fillonte romanca, kishte nisur bashkëpunimin me dhëndrin e ardhshëm.
Dhe kjo sepse për shkak të profesionit të tij ai kishte ndërmarrë shumicën e projekteve të bamirësisë së Manesë në Senegal.
“E njoh shumë mirë Sadion dhe familjen e tij. Ata janë njerëz të mirë dhe të përulur dhe me kalimin e viteve kemi krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë. Unë e kam vlerësuar karakterin dhe njohuritë e tij. Tani që i kam dhënë vajzën time, do të doja që ai të kujdeset mirë për të dhe mbi të gjitha të jetojë sipas porosive të muslimanëve, sepse ai është një musliman i mirë”, tha Taba, i cili nxitoi të dërgojë një... mesazh për dhëndrin e tij të famshëm: "Do të doja t'i them se martesa nuk është e lehtë".
Ngacmimi presidencial i dasmës së dhëndrit Sadio Mane është tema kryesore e bisedës në Senegal, me presidentin e vendit, Maki Sal, duke mirëpritur misionin e Kombëtares (para udhëtimit në Kupën e Kombeve të Afrikës ) duke përmendur diçka të veçantë.
"Së pari, do të doja të përgëzoj shumë Sadio Mane për martesën e tij... Unë dua që ai të vijë këtu që ne ta duartrokasim dhe t'i urojmë një martesë të lumtur," tha Sal, me Mane që shpërtheu në të qeshura të sikletshme dhe vendosi duart mbi fytyrën e tij, përpara se të qendronte para presidentit dhe me Sal duke shtuar: “Zoti e bekoftë shtëpinë dhe pasardhësit e tu. Tani e tutje do të keni një punë tjetër... përveç shënimit të golave”.
Me Ajshen në sfond në celularin
Sadio dhe Aishja, menjëherë pas martesës së tyre, u detyruan të “ndahen” për shkak të detyrimeve të së parës me kombëtaren. Por, siç u sigurua ta tregonte në nisje të misionit, sulmuesi i Al Nasr-it tashmë e ka bërë sfondin e tij të preferuar në celularin e tij...
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje