TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2026, 21:58

Spektakël nga Ernest Muçi, portieri kundërshtar mbetet i tronditur nga ylli i Shqipërisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Spektakël nga Ernest Muçi, portieri kundërshtar mbetet i

Ernest Muçi ishte shumë pranë realizimit të një goli të jashtëzakonshëm në përballjen mes Ejupsporit dhe Trabzonsporit, në një episod që tërhoqi vëmendjen gjatë ndeshjes së zhvilluar sot.

Sulmuesi shqiptar tentoi të godasë drejtpërdrejt portën nga një pozicion pranë vijës anësore, një zgjedhje e papritur për të pranishmit në fushë dhe në tribunë. Goditja e tij surprizoi portierin Markos Felipe, i cili reagoi në momentin e fundit duke devijuar topin në këndore.

Muçi njihet për tentativa të tilla të guximshme, duke pasur në të kaluarën edhe gola të shënuar nga pozita të pazakonta.

Ndërkohë, Trabzonspori arriti të sigurojë fitoren falë një goli të shënuar nga Felipe Augusto në pjesën e dytë të takimit. Pas 27 javësh kampionat, skuadra renditet me pikë të barabarta me Fenerbahçen e vendit të dytë, duke mbajtur gjallë objektivin për kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Në planin individual, për Ernest Muçin pritet një rikthim në Kombëtaren shqiptare. Sezoni i kaluar ishte zhgënjyes për të, pasi nën drejtimin e trajnerit Silvinjo ai u aktivizua vetëm 30 minuta në total.

ernest muçi sulmuesi shqiptar markos felipe

Lini një Përgjigje