TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2025, 19:27

Stërvitje dhe ndeshje brenda grupit, titullari i sulmit mungon në seancën e dytë stërvitore të kombëtares kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Stërvitje dhe ndeshje brenda grupit, titullari i sulmit mungon në

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vijuar pasditen e sotme përgatitjet për ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Serbisë.

Stërvitje e cila përsëri kishte mungesa për Silvinjon.

Nga një anë ai kishte më në fund në dispozicion edhe katër emrat që munguan në seancën e djeshme: Uzuni, Ernest Muçi, Ajeti dhe Asani, të cilët nuk mbërritën në kohë në Shqipëri për të qenë pjesë e seancës së të hënës.

Por në anën tjetër sot ka munguar në stërvitje Rei Manaj, i cili nuk u bashkua me skuadrën për shkak të një gjendje gripale dhe është lënë pushim nga stafi teknik që të rikuperohet.

Përveç ushtrimeve, trajneri Silvinjo ka bërë edhe një ndeshje të vogël kontrolli në grupin kuqezi, për të parë në veprim futbollistët e grumbulluar.

 

kombëtarja shqiptare ndeshja me serbinë seanca stërvitore

Lini një Përgjigje