Sport24 Nëntor 2023, 17:35

Stoli i Kosovës i “boshatisur” pas largimit të Gliha, trajneri i njohur ironizon në rrjetet sociale: Nxehet gara, edhe Ançeloti ka shprehur dëshirën

Shkruar nga Pamfleti

Stoli i Kosovës i “boshatisur” pas largimit të Gliha,

Stoli i Kosovës është i “boshatisur” pas largimt të Primozh Gliha. Ky i fundit u shkarkua nga Federata e Futbollit të Kosovës menjëherë pasi përfunduan ndeshjet kualifikuese të “EURO 2024”.

Prej ditësh tashmë në Kosovë po përflitet për emra të ndryshëm si kandidatë për të marrë në dorë “frenat” e “Dardanëve”. Drejtuesit po punojnë me qetësi për gjetjen e një trajneri të ri.

Mes emrave të kandidatëve janë Ilir Daja, Xhani De Biazi, Lorik Cana apo Besnik Hasi. Por jo vetëm kaq, pasi ditën e djeshme u përfol lart e poshtë se një emër i njohur i trajningut holandez mund të merrte përgjegjësinë e përfaqësueses së Kosovës. Bëhet fjalë për Filip Koku.

Në lidhje me këtë situatë ka bërë një postim në rrjetet sociale trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi. Ky i fundit ka “ironizuar”, teksa ka theksuar se edhe Karlo Ançeloti ka shprehur dëshirën për të drejtuar Kosovën.

Nxehet gara për selektorë. Ançeloti shpreh dëshirën e tij të madhe për stolin tonë”, ka shkruar Munishi në “Facebook”.

Stoli i Kosovës i “boshatisur” pas largimit të Gliha,

ismet munishi trajneri i njohur kosovar