Sport 6 Qershor 2024, 13:18

Sylvinho premtim shqiptarëve: Në Gjermani do të luajmë më shumë se 3 ndeshje!

Shkruar nga Pamfleti
Sylvinho premtim shqiptarëve: Në Gjermani do të luajmë
Sylvinho

Trajneri i kombëtares, Sylvinho foli në konferencë për shtyp në prag të miqësores së të premtes ndaj Azerbajxhanit.

Tekniku i kuqezinjve, theksoi se do t’i japë më shumë minuta lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë ndërsa shtoi se shpreson që në Euro 2024 skuadra e tij të luajë më shumë se tre ndeshje.

Miqësorja e fundit para Euro 2024, a do të zbresë në fushë formacioni ndaj Italisë?

Çfarë dëshironi të shihni nga Shqipëria në këtë ndeshje?

“Jemi duke zhvilluar përgatitjet, ishin në program dy miqësore. Është një proces pune i shpejtë, nuk kemi pasur dy tre javë në dispozicion. Kemi shtatë ditë që stërvitemi dhe kemi dy miqësoret. Po përgatitemi për ndeshjen me Italinë, por nuk mund të them si do të luajë skuadra në atë sfidë. Mbetet për t’u parë kur të vijë momente. Në ndeshjen me Azerbajxhanit do ti japim minuta lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë dhe të provojmë”.

E keni ndjekur Italinë në ndeshjen kundër Shqipërisë, a duken si kundërshtari që mund t’i marrim rezultat? “Janë kampionët në fuqi, është nga më të fortat në Eurpoë dhe botë ashtu si Spanja dhe Kroacia. Është një grup i bukur për të gjithë ne, është mundësi që ta shijojmë këtë pjesëmarrje të dytë në Europian, të provojmë të bëjmë më të mirën. Pas miqësores do të bëjmë analizën tonë, për t’u përballur më mirë. E kemi ndjekur miqësoren e Italisë”.

Nesër lista përfundimtare, ka ndonjë ndryshim të momenteve të fundit?

“Çdo ditë është e rëndësishme për stafin dhe ekipin. Aktualisht, të gjithë janë të karikuar. Po stërvitemi në një kamp shumë të mirë, të qetë dhe me kushte fantastike. Nesër vendoset lista përfundimtare, kemi edhe një ditë kohë për të parë dhe analizuar. Nëse do të ketë ndonjë dëmtim më vonë, UEFA lejon një zëvendësim, shpresoj të mos ndodhë”.

Kush është plani B në të djathtë përveç Asanit?

“Asani është një lojtar që nuk ka luajtur së fundmi, është në formë, por sërish nuk ka luajtur. Për Asanin nesër është një mundësi që të marrë të tjera minuta, se nuk ka luajtur në katër apo pesë muajt e fundit. Po e mbajmë në vëzhgim, është në gjendje të mirë. Sigurisht kur një lojtar e ndjen pak lodhjen është mirë të ndërhysh se kemi lojtarë të tjerë me kualitet që mund ta bëjnë atë rol. Të shohim dhe mbetet për t’u vlerësuar”.

A do të doje të ndryshoje diçka nëse do të kishte mundësi për përgatitjen para Europianit? “Jo, përgatitja është shumë e mirë. Këtu është një vend shumë i mirë. Jemi të qetë. Marrim pjesë në një turne të rëndësishëm, duhet ta shijojmë dhe të tregojmë përgjegjësi. Jemi të kënaqur si po punohet, kemi nëntë ditë që punojmë.

Të gjithë lojtarët janë të karikuar dhe të motivuar. Të fokusuar në punën e tyre. Ka lojtarë që kanë luajtur 30 40 ndeshje, të tjerë që kanë luajtur më pak. Kjo nuk është në dorë tonë, por kemi punuar për të marrë ngarkesën e duhur”.

“Blloku italian” i kombëtares, sa i rëndësishëm do të jetë për përballjen me Italinë? “Të luash kundër Italisë është një motivim i madh. Edhe unë kur isha me Brazilin në 1982, kam parë ndeshjen Brazil-Itali, Brazili e humbi atë ndeshje. Nuk ka nevojë të luash në Serie A për të pasur motivimin e duhur, nuk ka rëndësi ku luan në Spanjë, Gjermani, Bundesligë apo Portugali. Kanë një fanellë të rëndë dhe janë favoritë, për ne është e rëndësishme të përgatitemi mirë”.

Rinovimi i kontratës?

“Jam nga Lushnja, lushnjar. Ata që thonë “Ça bone?” janë nga Tirana. Ka shumë punë për të bërë me Europianin dhe kontrata nuk më shqetëson aspak. Po punojmë në kushte të shkëlqyera, e dimë rëndësinë e kompeticionit, sa sfidë e madhe që është, por jemi duke përfaqësuar Shqipërinë dhe kjo është shumë e bukur. Tani e gjithë energjia jonë është për ndeshjet e Europianit, ndoshta edhe përtej tre ndeshjeve të grupit”.

Premio në rast rezultati pozitiv? “Nuk e di, ne do të luftojmë për çdo pikë. Do të punojmë fort, është nder ta përjetojmë këtë eksperiencë. Raporti me Federatës është shumë i bukur dhe po përjetojmë një rrugëtim fantastik”.

Cili është shqetësimi më i madh në vigjilje të ndeshjes me Shqipërinë, ky motivim i madh mund të kthehet në presion? “Gjithçka është shumë e shpejtë, pak ditë na ndajnë nga ndeshje. Pas miqësores se kemi një ndeshje me Azerbajxhanin, një kundërshtar të mirë, vetëm pas kësaj do të shohim çfarë mund të përmirësojmë. Mesfusha, mbrojtja apo sulmi. Ndeshja me Azerbajxhanin do të na japë shumë mundësi për të kuptuar. Do të shohim më shumë në aspektin difensiv.

Dua të siguroj 100% se jemi të bindur që kemi tre kundërshtarë shumë të fortë, kemi respekt për ta dhe kompeticionin. Jemi të motivuar, po punojmë, por e dimë që duhet ta shijojmë faktin që ne jemi në Europian.

Duhet të sakrifikojmë shumë dhe të vrapojmë pa masë, kundërshtarët tanë nuk mendojnë që të kalojnë grupin, por të fitojnë. Në një ndeshje ndodh gjithçka, ndodh mrekullia. Lojtarët e kanë kuptuar shumë mirë këtë, ne jemi një. Mënyra e duhur për të luajtur është me sakrificë dhe shpirt. Entuziazmi është i mirë për të marrë pikë, por nëse themi që do të mundim Italinë atëherë nuk është e drejtë. E di që kam lojtarë seriozë, të punojmë dhe të sakrifikojmë”.

Abrashi, na surprizoi rikthimi i tij. Pse është i vlefshëm në Europian, kur nuk ka qenë në asnjë ndeshje kualifikuese? “Ka luajtur në kualifikuese, ka qenë në mars dhe qershor me ne. Ka bërë një sezon shumë të mirë”.

A do të na e thoni formacionin meqë është miqësore? “Duhet të respektoj të gjithë lojtarët. Kemi stërvitje dhe nesër kemi punë me video. Mund ta thoja, por e lej për respekt të lojtarëve. Ndoshta jua them para Italisë. Thashë që luan Asani. Faleminderit çuna”.

sylvinho shqipëria asani