Sport14 Maj 2024, 20:28

Taulant Seferi “shpërthen” me një gol dhe asist, sulmuesi shqiptar realizon rrjetën e 11 sezonale në Arabi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Taulant Seferi “shpërthen” me një gol dhe asist, sulmuesi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi dhuroi spektakël në barazimin që skuadra e tij Bani Yas mori ndaj Al Bataeh me ndeshjen e përfunduar me shifrat përfundimtare 3-3, takim i vlefshëm për javën e 23 të kampionatit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në minutën e 57, teksa ekipi i tij po humbiste me shifrat 0-2, Seferi shndërroi në gol një top të ardhur nga goditja e këndit, duke e gjuajtur me kokë dhe realizuar golin e par të ndeshjes për të tijtë.

Seferi nuk u ndal me kaq, teksa dha edhe një asist në golin e barazimit të përkohshëm 2-2.

Edhe pse sulmuesi bëri maksimumin e tij, përsëri skuadra e Bani Yas nuk mundi të hipotekonte 3 pikët dhe marrë vetëm një barazim.

Ky ishte goli i 10 i Taulant Seferit në kampionat, duke hyrë në garë për golashënuesin më të mirë, edhe pse sulmuesi që kryeson renditjen, Khiribin gjendet në kuotën e 16 golave, 6 më shumë se legjionari ynë.

 

taulantseferi sulmuesi i kombëtares shqiptare