TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2025, 19:01

“Të luaja në ‘San Siro’ ka qenë ëndrra ime”, intervista e para pak kohëve që konfirmon transferimin e shqiptarit te Milani

Shkruar nga Pamfleti

“Të luaja në ‘San Siro’ ka qenë ëndrra

Transferimi i radhës i Milanit në merkaton e verës mund të jetë Ardon Jashari nga Klub Bryzh. Mesfushori me origjinë shqiptare është vëzhguar me vëmendje nga Igli Tare dhe pritet të transferohet në Milano.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “HNL”, Jashari ka treguar dashurinë e tij për “San Siron” dhe Milanin. “Si fëmijë shkova të shihja ndeshjen Milan-Barcelona. Isha në majë të stadiumit dhe isha vetëm 8 vjeç.

Por që nga ajo ditë, të luaja në “San Siro” ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Këtë vit isha atje si kundërshtar. Ngrita sytë dhe pashë atë mur tifozësh, Curva Sud të Milanos. Isha krenar që isha atje”, u shpreh Jashari.

Lini një Përgjigje