Tirana e basketbollit nuk po përjeton një periudhë të qetë në këtë fund sezoni. Pak ditë pas grushteve dhe akuzave për racizëm te basketbolli i femrave gjatë derbit me Partizanin, këtë fundjavë bardheblutë janë bërë protagonistë edhe te basketbolli i meshkujve. Për fat të mirë jo me grushte, por me një ngjarje po aq të shëmtuar.
Në finalen e kampionatit të basketbollit mes Tiranës dhe Besëlidhjes, revolta ndaj vendimeve të gjyqtarëve ka shtyrë drejtoreshën e klubit bardheblu, Deborah Keçi, që të dhurojë një shfaqje aspak të hijshme.
Në një moment të sfidës, ajo është afruar me kufizimin e fushës dhe i ka vendosur në kokë gjyqtarit fanelën e klubit bardheblu në shenjë proteste.
Një veprim që lë shumë për të dëshiruar, përtej rrethanave apo pretendimeve të bardhebluve në sfidën e dytë finale të cilën e humbën me shifrat 80-73.
Lini një Përgjigje