TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Janar 2026, 15:52

Torino i bëri dalje, por Asllani mbetet në Serinë A; 2 klubet nisin bisedimet me Interin për mesfushorin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Torino i bëri dalje, por Asllani mbetet në Serinë A; 2 klubet

Kristjan Asllani do të largohet nga Torino me shumë gjasa në këtë merkato dimri. Kjo pasi mesfushori nuk është më në planet e torinezëve dhe në këtë mënyrë do të mbyllin huazimin mes tyre.

Por diçka e tillë do të ndodhë vetëm në rastin kur Interi do t’i gjejë një ekip tjetër shqiptarit dhe tashmë përveçse i është propozuar Fiorentinës, janë mësuar edhe 2 ekipet e tjera që kanë interes për shërbimet e tij.

Torino i bëri dalje, por Asllani mbetet në Serinë A; 2 klubet

Sipas “Sportitalia” bëhet me dije se Sasuolo dhe Parma kanë interes konkret për të dhe tashmë kanë nisur bisedimet. Vlen të theksohet se në verë Asllani refuzoi kalimin te Sasuolo, ndërsa tashmë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.

23-vjeçari do të jetë në pritje për të mësuar se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

 

kristjan asllani mesfushori shqiptar sasuolo parma

Lini një Përgjigje