
Ndeshja Poloni-Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2024”, është mbyllur me rezultatin 1-0. Kjo fitore i jep Polonisë 3 pikët e para në këto eliminatore, pas asaj humbje në ndeshjen e parë ndaj Republikës Çeke.
Pjesa e parë nisi mirë për kombëtaren shqiptare, me disa aksione të rrezikshme në portën polake, por që hasën rezistencën e Szczęsny.
U desh të vinte minuta e 41-të që polakët të krijonin një aksion të rrezikshëm, që më pas u kthye në gol nga Swiderski i cili nuk gaboi nga 5 metra largësi dhe vulosi shifrat 1-0 për pjesën e parë.
Pjesa e dytë nisi më me vrull nga shqiptarët, të cilët patën dy raste të shpejta brenda pak minutash me Uzunin dhe Asllanin, por pa gjetur rrugën e rrjetës.
Me kalimin e minutave ndeshja filloi të humbiste ritmin e saj, me Poloninë që thjeshtë menaxhoi rezultatin për pjesën e mbetur të lojës.
Me këtë fitore Polonia ngjitet në vendin e dytë në grup në kuotën e 3 pikëve, ndërkohë në vend të parë ndodhet Republika Çeke. Ndërsa Shqipëri ndodhet në vendin e fundit me zero pikë.

Lini një Përgjigje