TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Mars 2023, 21:30

Zhbllokohet ndeshja në Varshavë, Polonia ndëshkon Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Zhbllokohet ndeshja në Varshavë, Polonia ndëshkon

Polonia zhbllokon sfidën përballë Shqipërisë. Kanë mjaftuar 41 minuta që polakët të depërtojnë në portën e Starkoshësh.

Goli u shënua nga Swiderski, pas një goditje dënimi që u krosua në zonë e më pas u prit nga portieri Strakosha, por që u rikthye sërish në këmbët e polakut që nuk gaboi nga 5 metra largësi.


Ndeshja ishte tepër e balancuar por me skuadrën tonë kombëtare që rrezikoi më shumë por pa arritur të gjejë golin.

Rasti më flagranti ishte një goditje nga Sokol Cikalleshi në minutën e 22-të, nga jashtë zonës, por që hasi kundërshtimin e Szczęsny i cili e devijojë atë në këndore. Ndërkohë që polakët shënuan në rastin e parë të rrezikshëm. 

 

Lini një Përgjigje