TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Mars 2023, 16:29

Sonte sfida Poloni-Shqipëri, kuqezinjtë nisin rrugëtimin drejt “Euro 2024”

Shkruar nga Pamfleti

Sonte sfida Poloni-Shqipëri, kuqezinjtë nisin rrugëtimin drejt

Shqipëria dhe Polonia përballen mbrëmjen e sotme në Varshavë, në sfidën që do të shënojë nisjen e rrugëtimit të kuqezinjve drejt Evropianit të 2024-ës që zhvillohet në Gjermani.

Grupi i Kombëtares është i plotë, teksa i gatshëm është dhe sulmuesi Myrto Uzuni, që po shkëlqen me Granadën në Spanjë. Por në këtë përballje statistikat janë i vetmi problem, pasi historia favorizon Poloninë.

13 herë janë ndeshur me njëra-tjetrën këto dy skuadra, ku polakët numërojnë 13 fitore, 3 barazime dhe 1 fitore për kuqezinjtë. I vetmi sukses për Shqipërinë daton në vitin 1953, në miqësoren e fituar 2-0.

Përballja e fundit është ajo e 2021 që i përket kualifikueseve për botërorin e Katarit, ku të dyja ndeshjet u fituan nga Polonia 4-1 dhe 0-1. Sa i përket formacionit, në portë pritet të vendoset Strakosha, në mbrojtje Balliu, Kumbulla, Mihaj dhe Hysaj, në mesfushë Laçi, Ramadani dhe Asllani, ndërkohë sa i përket sulmit Asani, Uzuni dhe Cikalleshi.

shqipëri poloni euro 2024

Lini një Përgjigje