
Rei Manaj po zhvillon një sezon fantastik me Sivaspor. Sulmuesi shqiptar ka realizuar 16 gola, në 26 ndeshje kampionati në Turqi. Trajneri i skuadrës, Ujgun, nuk ka hezituar të flasë për arsyen që e shtyu Manajn të japë maksimumin.
“Na duhen më shumë tifozë në stadium. Ata janë një motivim shtesë për ne dhe për futbollistët.
Përshembull, në rastin tonë, Rei Manaj është më aktiv në fushë kur ka shumë tifozë, luan gjithmonë më mirë. Kur ata i tregojnë dashurinë karshi tij, Manaj bëhet më ambicioz. Futbolli është më i mirë me spektatorë”, tha Ujgun.
Rei Manaj është një nga alternativat e Silvinjos për grumbullimin e Kombëtares në Europianin që do mbahet në verë.
Lini një Përgjigje