
Përplasja mes tifozëve në tribuna pak sekondave para fillimit të ndeshjes Tirana-Beshiktash, në mitikun “Air Albania”, nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga UEFA, të cilët nisën një hetim disiplinor për sfidën e 3 gushtit, të vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Konferencës, hetim, i cili duket se ka përfunduar.
Pasi dhanë “ndëshkimin” për turqit, këtë të enjte, organi më i lartë i futbollit në Evropë ka marrë vendimin dhe “bardheblutë” e Tiranës, të cilët nuk do të shpëtojnë aq thjesht sa çe prisnin.
UEFA ka vendosur të “gjobisë” nënkampionët e Shqipërisë me 53,750 euro, gjobë kjo që vjen pas përplasjes mes tifozërive, hedhjes së sendeve të forta në fushë dhe flakadanëve të ndezur në tribunat e “Air Albania” nga tifozët kryeqytetas.
Vendimi i UEFA-s:
KF Tirana – Beshiktash JK (0:2); 3 gusht 2023
KF Tirana
Incidentet dhe vendimi:
• Pushtimi i fushës së lojës, Art. 16(2)(a) DR
Gjoba: 5000 €
• Hedhja e sendeve, Art. 16(2)(b) DR
Gjoba: 12000 €
• Trazirat e turmës, Art. 16(2) (h) DR
Gjoba: 10.000 €
• Bllokimi i kalimeve publike, Art. 38 SSR
Gjoba: 8000 €
• Ndezja e fishekzjarrëve, Art. 16(2) (c) DR
Gjoba: 18 750 €
Lini një Përgjigje